Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin të ndodhur dy ditë më parë në zonën e Don Boskos në kryeqytet.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se sa i përket makinës së djegur e cila u gjet në zonën e Qerekës, ishte e pajisur me një targë të dubluar që i përket një automjeti të regjistruar në Kamëz.

Sa i përket vendi ku u gjet e djegur makina, dyshohet se autorët e kanë zgjedhur, për shkak se asnjë kamera sigurie nuk ndodhet në ambientin përreth.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb