LEZHË

Policia identifikon autorin e plagosjes së 37-vjeçarit Ardian Kola mbrëmjen e sotme dhe është vënë në ndjekje të tij. Sa i përket ngjarjes, Policia njofton se rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri.


Në vendngjarje në qytet Lezhë, kanë mbërritur menjëherë forcat policore ku nga hetimet paraprake kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin Aleksandër Dedgjonaj ku punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Ndërkohë gazetari Elidon Ndreka ka siguruar për “BalkanWeb” edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)