Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mesditë Tiranën, teksa është qëlluar më plumb në kokë një i 30-vjeçar, në rrugën “Myslym Shyri”.


Gazetarja Dorjana Bezat zbardh për “BalkanWeb” detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë. Sipas Bezat, i plagosuri, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ka qenë punëtor i objektit që po rikonstruktohet në “Myslym Shyri”.

Në njoftimin e policisë, thuhej se plagosja me armë zjarri ka ndodhur pranë një objekti në rikonstruksion, ndërsa nuk dihet ende identiteti i personit të plagosur.


(d.ç./BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb