DURRËS

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit. Blutë e qytetit bregdetar theksojnë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i plagosuri, shtetasi me iniciale A.M  fatmirësisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale I.I, i cili dyshohet të jetë autori i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.10.2019, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit I.I., 42 vjeç, pasi në lagjen Nr.7, Durrës për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur jashtë rrezikut për  jetën shtetasin A.M. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: