Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në Mirditë. Gazetari Elidon Ndreka raporton për “BalkanWeb” se është plagosur 26-vjeçari Frederik Leka, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë.

Mirditë/Informacion paraprak
Në vendin e quajtur”Rreth I Eperm” Mirditë,në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F.L., 26 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës,Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb