DIBER

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot, rreth orës 18:40, në qytetin e Peshkopisë. Burime për ‘BalkanWeb’, bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale V.K, 32 vjeç, i cili  për momentin ndodhet në spitalin rajonal të Peshkopisë jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër, autori me iniciale A.SH, 33 vjeç, dyshohet të jetë larguar menjëherë pas incidentit.

Dyshohet se konflikti të ketë ndodhur për motive të dobëta. Ndërkohë, forcat e policisë po punojnë për kapjen e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak

Rreth orës 18.40, në qytetin e Peshkopisë shtetasi A.Sh,  33 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin V.K, 32 vjeç, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Peshkopisë jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar pas ngjarjes është larguar menjëherë dhe forcat e Policisë po punojnë për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb