Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, por sot policia njofton se ka arrestuar një 44-vjeçar.

Sipas Policisë, plagosja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

“Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasin A. K., 44 vjeç, banues në Kavajë, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. Sh., 57 vjeç, banues në Kavajë, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb