KORÇË – Plagosje me thikë në qendër të qytetit, një i plagosur dërgohet me urgjencë në spital.

Mësohet se i plagosuri i identifikuar si Ergyst Shtylla ndodhet në gjendje të rëndë dhe është i shtruar në reanimacion.

Sipas burimeve të BalkanWeb policia është në kërkim të autorit dhe po punon për identifikimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15,  shtetasi E. Sh. 40 vjeç,  ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga  një shtetas ende  i pa indetifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen  e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: