Një plagosje me thikë ka ndodhur pak çaste më parë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet.
Një person është marrë nga ambulanca, pasi është goditur me thikë.
Mësohet se një 47-vjeçar ka qëlluar një 58-vjeçar. Autori është me precedent penal të mëparshëm, teksa është arrestuar nga policia. Autori i ngjarjes është shtetasi Eljot Xhafa.
Autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri-tjetrin në lokal, teksa dyshohet se kanë qenë në gjendje të dehur. I dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.10.2024, rreth orës 18:00, në rrugën “4 Dëshmorët”, shtetasi E. Xh., rreth 40 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., 60 vjeç.
60-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(Balkanweb)