Një plagosje ka ndodhur këtë mbrëmje në Korçë.

Një person paraqitet me plagë në qafë të shkaktuara nga një mjet prerës(thikë). I plagosuri është shtetasi Kostandin Ziu.

Sipas informacioneve paraprake shtetasi është paraqitur vetë në spital ndërsa aktualisht ndodhet në reanimacion.

Nuk dihet ende me kë është konfliktuar ky shtetas. Policia është duke zbardhur ngjarjen.

Sipas burimeve nga spitali i Korçës,i plagosuri do transportohet me ambulancë drejt spitalit të Tiranës për mjekim më të specializuar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: