Një punonjës i qarkullimit rrugor ka mbetur i plagosur në aksident pasditen e sotme. Gazetarja Klodjana Haxhiaj që ka mundur të sigurojë edhe fotot e para nga vendngjarja, raporton për “BalkanWeb” edhe detajet e ngjarjes.


Sipas saj, aksidenti ka ndodhur në lagjen 7 pranë godinës së policisë në Durrës. Polici i përfshirë në aksident me një automjet, udhëtonte me motor.


Mësohet se ka qënë automjeti ai që ka dalë me shpejtësi nga një rrugicë, duke u përplasur me motorin e policit.


Blutë e Durrësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit. Po ashtu mësohet se policit iu dha ndihma e parë shëndetësore dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)