Nevil Dede u shpreh i pakënaqur pas ndeshjes që Bylisi humbi me rezultatin 3 me 1 kundër Elbasanit. Trajneri i ballshiotëve ndër të tjera ceku arbitrimin.

Dede nuk i kurseu batutat në prononcimin e tij ku deklaroi:

“Sot është data 4 dhjetor, si traditë e di datën 6 për pemën e Krishtlindjeve, por plaku i Vitit të Ri kishte ardhur sot. Ishim ne dhe mënyra e çuditshme si arbitrohen ndeshjet. Më vjen keq për këto djem që japin dhe më pas falin. Kishim përballë stadium fantastik, me tifozë. M’u duk në disa momente sikur ne me 11 dhe ato me 10. Nuk ishim në vështirësi në asnjë moment, si me 10 dhe 11. Më vjen keq se falim 3 golat, prandaj bëra dhe batutën për plakun e Vitit të Ri.

Nuk di me atë situatë të futet VAR për karton të kuq, kur janë 3 lojtarë të tjerë, sulmuesi nuk parakaloi lojtarët tonë. Klajdi jep përgjigje korrekte dhe të vërtetë, por si gjykohet futbolli dhe si e shohim ne trajnerët është tjetër gjë. Nuk dua të merrem me arbitrat, është tjetër kush.

Futbolli është shpik 11 me 11. Të luash 70 minuta, pastaj po të futemi me detaje. Pesë minuta shtesë në pjesë të parë, 8 në të dytë, kur loja efektive la shumë për të dëshiruar. Shikonim vetëm mjekë në fushë dhe lojtarë në tokë në shtesë.

Në momentin që ato nuk vuajnë taktikisht, bëhet fjalë për personalitetet. Skuadër e brishtë, që bën ndeshje të çuditshme dhe humbje të çuditshme. Sot nuk m’u duk sikur ishim 1 më pak, m’u duk sikur të barabartë.

Nuk po mbanim topin, po pasonim gabim, po nxitonim. Kushdo që zotëronte topin, donte të dilte direkt. Nuk kishim qetësi, pastaj u normalizuam. Ndërtimi ynë ishte komplet ndryshe. Nuk po ndërtonim ato minuta. Ndoshta fakti i qetësisë dhe besimi në vete. Nuk po e menaxhojmë dot, duhet të jetë më i madh. Pjesa tjetër ishte korrekt.

Ne do vazhdojmë me kokën lart, do ja bëjmë të vështirë çdo kundërshtari që kemi. Do mundohemi të jemi të vërtetë, të mos bëhemi të çuditshëm si sot apo dhe ndonjë ndeshje e kaluar

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb