Shqipëria insistojë në mënyrë të vazhdueshme për të inauguruar Arenën Kombëtare me një ndeshje të madhe në nivel ndërkombëtarë, por kjo kërkesë e FSHF-ës nuk gjeti kurrë miratimin e UEFA-s.

Shqipëria nuk ka ndërmend të dorëzohet, këtë herë ideja e tyre është dhe më e madhe, fakt të cilin e zbuloi presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi në një intervistë për “RTK”-në:

Ademi Duka
Ademi Duka

“Në një të ardhme po planifikojmë që të aplikojmë në UEFA-n për të marrë organizimin e ndonjë eventi të madh futbollistik si Europiani në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe eventualisht edhe në Mal të Zi”, u shpreh Ademi. Në dukje një ide e “çmendur”, por jo e pamundur, edhe pse duhet kohë, për të përmbushur standardet e nevojshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb