Zbardhen detaje rreth aksionit të SPAK. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Astrit dhe Aldo Avdylaj, xhaxha e nip, kishin në plan që të vrisnin Durim Bamin. SPAK ka dyshime se Astrit Avdylaj ishte kreu i bandës kriminale.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur i forti i Shkozetit, Fatmir Troplini, i njohur si “Miri i Pojës”, i cili thuhet se kishte plan për të vrarë Preng Gjinin.

Sakaq, raportohet se për Ervis Doçin, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës” ka pasur vetëm urdhër për kontroll në banesë dhe jo urdhërarresti.

Gjatë kontrollit nga RENEA, në banesën e tij u gjetën 3 milionë euro cash.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: