Sa qirinj duhet të ndezësh kur shkon në një manastir dhe mbi të gjitha kujt i dedikohen këto qirinj? Përgjigjen e kësaj pyetje e ka dhënë prifti Jani Terziu për emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Në Manastirin “Fjetja e Shën Mërisë”, prifti Terziu i ka treguar Fevziut radhën për ndezjen e qirinjve për ritualin e vizitës, gjatë së cilës u zbulua dhe një detaj nga jeta personale e gazetarit.

Blendi Fevziu: Ky është vendi ku ndizen qirinjtë?

Prifti Jani Terziu: Po, qiriu i parë i takon Jezu Krishtit.

Blendi Fevziu: Duhet ndezur tek kandili?

Prifti Jan Terzi: Po, ai është 24 orë i pafikur, me përjashtim të ndonjë aksidenti. I dyti është për Shën Mërinë. I treti është për ju personalisht. I katërti është për bashkëshorten. Unë nuk e di sa fëmijë keni…

Blendi Fevziu: 2 vajza. Për të dyja do t’i ndez të dyja njëkohësisht.

Prifti Jani Terziu: Nëse keni dëshirë edhe për një djalë, urdhëro dhe të tretin.

Blendi Fevziu: Jo, jo… Jam mirë me 2 vajza.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: