Java sapo ka nisur, por si parashikohet të jetë ajo për ju? Plane në dashuri punë etij, lexoni parashikimin e yjeve, përgatitur për BalkanËeb nga astrologu i njohur Jorgo Pulla.

DASHI:
Të përgjithshmet: Eklipsi i pare i muajit Korrik ndodhi javen e kaluar, tani eshte nje periudhe e mire per te pare dhe realizuar projektet qe juve keni ne plan per te realizuar kete jave. Me daten 8/7 gjashtëkendeshi i Aferdites ne Gaforre me Uranin qe ndodhet ne Dem mund t’ju sjellë nje perfytyrim te papritur ne ekonomi. Me date 11/7 ndikimi pozitiv nga Dielli ne Gaforre me Saturnin ne Bricjap si dhe Neptuni ne Peshk do t’ju ndihmojne per te zgjidhur nje ceshtje pune qe mund te keni me pundhenesin dhe jo vetem. Me date 14/7 kendi qe ben Dielli me Plutonin nga bricjapi mund te ju sjelli persona qe ju nxisin per çeshtje te brendshme.
Parashikimet në dashuri: Gjashtekendeshi i Aferdites ku ndodhet ne gaforre do te ju sjellë nje dashuri të munguar nga e kaluara, apo dhe të rastesishme por mund te bisedoni si shok, miq te vertete. Per juve qe jeni te palidhur koha per te vepruar eshte tani, nje perjudhe perfekte ne realizimin e enderrave tuaja.
Parashikimet profesionale: lehtesimet qe mund te keni me date 11/7 ndermejt Diellit dhe Neptunit si dhe te Uranit duket se mund te gjeni zgjidhje ne nje ëeshtje pune apo biznesi me persona te trete. Ështe mire qe te punoni me intuiten tuaj dhe te merrni mendime nga persona te paautorizuar ne fushen tuaj.

DEMI:
Të përgjithshmet: Per juve te nderuar miq te astrologjisë te shenjes se Demit, javen e filloni me shume pozitivitet dhe jo vetem sidomos ate te jetes sentimentale. Ndikimi pozitiv qe ben Aferdita ne Gaforre dhe Urani ne shenjen tuaj sjell lajme te gezueshme me miq, persona te dashur ne familje si dhe me persona qe pak i njihni. Ne daten 11/7 ndikimi pozitiv per juve te kesaj shenje mund t’ju japi ndihmesa si ne pune dhe ne çeshtje ligjore dhe mos e lini pasdore. Me date 14/7 dielli ne krah te kundert me me Plutonin ku ndodhet ne Bricjap, si dhe Neptuni ku ndodhet ne peshk mund te gjeni zgjidhje me persona qe juve bashkepunoni ne fusha te ndryshme. Mire eshte qe kete jave te jeni pak me te vemendshem se javet qe late pas.
Parashikimet në dashuri: Meqensse java fillon me nje gjashtëkendesh ne shenjen tuaj, do te thotë se mund te keni ndihmesa te papritura si dhe mundesi te reja per juve qe jeni single dhe mundesi per juve qe jeni ne udhetime pune, por nuk perjashtohet akoma te keni dhe udhetime dashurie. Me date 14/7 nuk perjashtohet mundesia te keni nje bisedë mjaft te rendesishme me nje person qe eshte i interesuar konkretisht per juve por pa e ditur. Parashikimet profesionale: Nje nga çeshtjet qe ju shqetesojne me teper ka te bejë ndryshimi i punes suaj, por kjo nuk ju ben pershtypje sepse dini shume mire ti perballoni me shume sukses punet qe ju caktojne dhe jepni zgjidhje problemeve qe mund të ju krijohen ne punen tuaj.

BINJAKËT:
Të përgjithshmet: Shikohet nje jave shume e mire persa i perket punes tuaj dhe mundesi te reja per te ndryshuar profilin e punes suaj. Nje çeshtje gjyqsore duket se merr fund dhe e realizoni ne favorin tuaj. Ështe nje periudhe shumë e mire per kete jave, sepse ndihmesa ju vijne aty ku juve nuk e prisni. Me date 11/7 eshte nje dite mjaft e mire ku ju premton shumë ndikime positive, persa i perket punes suaj dhe asaj shpirterore.
Parashikimet në dashuri: Mesa duket gjashtëkendeshi i Aferdites ne Gaforre me Uranin ne Dem, ju jep nje mundesi me teper per te bere te mundur nje njohje te re per juve qe nuk keni nje lidhje. Gjithashtu dhe per juve qe keni pasur problem me lidhjen tuaj, ka ardhur koha qe te bisedoni çilter me njerëzit qe juve doni dhe adhuroni. Aty do te gjeni dashurinë e humbur ku do te shikoni shume ndryshime ne kete aspekt.
Parashikimet profesionale: Me date 11/7 ne ndikimin e Diellit dhe te Neptunit do te gjeni zgjidhje ne lidhje me punen tuaj dhe nje çshtje e vjeter që ju del mbi siperfaqe ka te bejë me nje çeshtje ekonomike qe akoma nuk ju eshte likujduar. Edhe pse jemi ne anen e kundert me ndikimin e Merkurit, ai po na jep mundesinë e ndreqjeve te gabimeve te se kaluares

GAFORRJA:
Të përgjithshmet: Ndikime shume pozitive mund te themi per kete jave. Ajo qe do te bjeri me shume ne sy ka te bejë puna dhe ana shpirterore sidomos nje gezim familjar. Ka te bejë me shume me nje shtazani qe do te thotë diçka e papritur dp të ndodhë. Më datën 14/7 ndikimi i Diellit ne Gaforre jep nje kend te veshtire qe ben me Plutonin. Ketu duhet te jeni shume te kujdesshem, sepse nga nje fjale mund te debatoni jashtë mase dhe mund te keni problem ne nje kohe te afert, prandaj pak kujdes mos e thoni fjalen e fundit ne fillim.
Parashikimet në dashuri: Eshte nje jave qe kerkon shume vemendje per juve te lindurit ne dhjediteshin e pare te shenjes se Gaforres, sidomos ne daten 24 deri me 29/7 beni kujdes nga debate te ndryshme qe mund te keni ne familje. Mos u merrni me fjale por me realitetin.
Parashikimet profesionale: Nuk perjashtohet mundesia qe me date 11/.7 dielli dhe Neptuni ne kombinim me Uranin t’ju japi nje shans me teper ne punen tuaj, sepse eshte nje momet shume i mire per te bere rregullimet e duhura ne pune dhe ekonomi. Shfrytezoni momentin qe ju jepet meqenese fenomenet e kesaj jave duket se ju ndikojnë per te mire. Eshte nje kohë dhe periudhe ku duhet te shikoni me kujdes se cmund te beni me punen dhe me ekonomine, sepse keni shume mundesira per rritje ekonomike dhe mund te stabilizoni punen tuaj si ne shtet ashtu dhe ne ate private.

LUANI:
Të përgjithshmet: Kjo jave duket se ka te mirat dhe veshtiresitë e veta, por eshte mire qe te marrim gjerat positive te kesaj jave. Nje kend perfekt qe ben Aferdita ne Gaforre si dhe Urani qe ndodhet ne Dem, ju jep mundesira si ne pune dhe ne ate personale sidomos per juve qe jeni ne kerkim te se ardhmes. Data 11/7 ju jep nje mundesi me tepër ne stabilizimin ekonomik financiar. Ne fundjave kerkohet pak me teper kujdes ne çeshtje bisedash qe lidhen me pune te reja, mund te beni bisedime dhe jo firmosje dokumentesh te rendesishme.
Parashikimet në dashuri: shikohet nje jave e mire per anen shpirterore sidomos per juve qe jeni rishtas ne nje njohje apo lidhje. Eshte mire qe te bisedoni thjesht dhe me respekt per njeri tjetrin. Është kohe shume e mire, por nese nuk beni kujdes ne lidhjen apo njohjen tuaj mund dhe te humbisni si ne njohje por akoma dhe lidhjen qe keni krijuar. Pak kujdes juve te dhjediteshit te dyte te dates 1deri me daten 07 Gusht.
Parashikimet profesionale: duket se jeni ne kohen e duhur ne ekonomi sepse shikohen ndryshime drastike ne lidhje me punen tuaj. Ështe nje pune qe mund te ju sjellë mjaft te ardhura, por ne te njejten kohë mund dhe ti humbisni nese nuk beni kujdes, prandaj sa me te kujdesshem aq me mire per juve. Mire eshte qe çdo paqartesi qe mund te keni me punëdhensin apo persona te ndryshem ne pune eshte mire qe ta bisedoni dhe jo ta lini. pasdore.

VIRGJËRESHA:
Të përgjithshmet: Kjo jave duket shume e mire dhe mjaft pozitive. I keni te gjitha mundesitë per t’ja arritur qellimit tuaj. Falë ndikimeve pozitive te planeteve eshte nje periudhe shume e mire per te bere biseda qe lidhen me punen tuaj. Në çështjet e biznesit duket se do ti keni mundesitë per te bere zgjedhjen e duhur ne ekonomi nuk duket se do te keni ndonje problem serioz por perkundrazi duket jave shumë e mire.
Parashikimet në dashuri: Meqenëse nje gjashtkendesh qe ben Aferdita ne Gaforre dhe Urani ne Dem ju jep shpresë ne zgjidhje te nje problemi qe mund te keni me lidhjen tuaj, por gjithashtu keni nje mundesi me teper per te stabilizuar nje lidhje te shkeputur me pare dhe eshte mundesia qe ne kete lidhje qe keni pasur problem te mari zgjidhje per juve te kesaj shenje.
Parashikimet profesionale: Shikohet nje jave mjaft e lodheshme por shume e kenaqeshme ne lidhje me punen dhe ne anën ekonomike. Nga kendveshtrimi planetar i keni te gjitha ndihmesat qe mund t’ ju jepen por juve duhet te beni levizjet e duhura qe te dilni nga veshtiresite e se kaluares. Ne daten 11/7 e ne vazhdim duket se do te keni supriza ne lidhje me punen dhe me parane.

PESHORJA:
Të përgjithshmet: E filloni javen me nje gjashtkendesh qe ben Aferdita ne Gaforre dhe Urani ne Dem. Me date 8/7 duket nje dite perfekte per juve te kesaj shenje per te tre dhjediteshat e Peshores. Nje mundesi me shume per te rregulluar disa çështje qe lidhen direkt me punen tuaj, por eshte mire qe te shikoni se çfarë ju duhet me teper te realizoni ne kete aspekt, sepse per juve ne plan te pare eshte puna, pastaj vijne te tjerat. Ndikimet me pozitive duken nga data 11/7 e tutje ku jeni me mire dhe me shume te dhenë pas punes suaj.
Parashikimet në dashuri: Nje javë me plot supriza ne anen sentimentale dhe nje mundesi me teper ne çeshtjet qe ju interesojne. Eshte nje periudhe shume e mire per te pare dhe për t’u interesuar per njohje apo lidhje serioze. Eshte nje jave mjaft e mire dhe shume frytdhenese ne kete aspekt. Parashikimet profesionale: koha ka treguar se juve jeni me kembe ne toke dhe dini shume mire te stabilizoni anen ekonomike apo punen dhe ne momentet me te veshtira. Keshtu qe kjo jave eshte mjaft e mire dhe ka shume ndikime pozitive ne ekonomi dhe diçka e re per juve qe nuk keni ndonje pune te re apo jeni ne kerkim te saj, koha eshte tani. Mbas dates 11/7 e ne vazhdim mundesitë do te ju jepen, prandaj shfrytezoni çdo gje qe ju duhet per te bere te mundur stabilizimet ne pune, ekonomi, dhe ne takime te rendesi te vecante.

AKREPI:
Të përgjithshmet: ne kete jave jepini me shume rendesi momentit sesa kohes, sepse ka shume gjera te papritura si ne pune dhe ne ekonomi, por dhe ne anen sentimetale sidomos ne datat 7/7, 11/7, 14/7. Ne keto ditë eshte mire te jeni te kujdesshem sepse nga nje gabim i vogël mund te dalin gjera te medhaja dhe te dilni jashtë kontrollit ne mardhenie me shefat apo punëdhenesit.
Parashikimet në dashuri: Gjashtekendeshi qe ben Aferdita planeti i dashurisë dhe i parasë me uranin qe ndodhet ne dem, ju jep nje mundesi me teper ne lidhjen tuaj. Nje shans me teper per juve qe keni te beni me lidhje qe mund te keni pasur problem me pare, mundesitë janë qe te ribashkoheni perseri.
Parashikimet profesionale: Është koha me ideale per bashkepunim tani e tutje, por eshte mirë qe çdo çeshtje qe lidhet me punen bisedojeni me pare dhe mendojeni, pastaj veproni koha eshte ne anen tuaj. Dielli ne nje trekendesh ideal me Plutonin ju ndihmon ne nje çeshtje gjyqsore dhe shume gjasa ta fitoni nese e keni diten e enjte, dite kjo qe eshte e juaja dhe keni te gjitha mundesit per te ja arritur qellimit tuaj.

SHIGJETARI:
Të përgjithshmet: Kjo jave per juve Shigjetar te dashur ka shume per te dhene, por jeni juve qe do te merrni vendimet per te ardhmen, ne lidhje me punen dhe nje ceshtje problematike bankare duket se merr zgjidhje pikerisht tani ne kete periudhe. Eshte koha me e mire per juve dhe ne marje vendimesh te rendesishm si në punë, ekonomi, dhe dashuri.
Parashikimet në dashuri: nese jeni ne nje lidhje eshte mire qe nga data 11/7 ta beni serioze, sepse eshte nje date qe ju ndihmon ne veshtiresitë qe keni pasur dhe mund te merni vendime per te ardhmen tuaj. Gjithcka eshte e mundur ne kete jave.
Parashikimet profesionale: shikohet nje jave mjaft e mire por dhe e lodhshme per juve qe jeni ne kerkim te nje pune te re, apo per juve qe nuk keni nje pune te stabilizuar. Eshte koha per te bere ndryshime, aty rreth dates 9/7 mund te gjeni zgjidhje dhe shume çeshtje ne kete aspekt marrin fund. Ne daten 11/7 dhe me date 14/7do jeni juve qe do vendosni si ne pune dhe ne ndryshimet qe do te keni. Ndiqni instiktin tuaj pasi keto ditë jane shume te mira per juve te kesaj shenje.

BRICJAPI:
Të përgjithshmet: Java fillon me ndryshime ne pune dhe shume çështje problematike marin fund si ne pune dhe ne ate ekonomike. Nuk keni pse te shqetesoheni fare sepse kjo jave ju jep te gjitha mundesitë per t‘ja arritur qellimit tuaj. Ndryshimet per juve ne anen ekonomike fillojne pas daes 11/7 e ne vazhdim, sepse atehere do te keni nje mundesi me teper ne ceshtjet e punes dhe takimet e rendesishme qe janë dhe do te jenë ne favorin tuaj.
Parashikimet në dashuri: Ndikimet planetare ne shenjen tuaj ju favorizojne jashtë mase sidomos ne nje çeshtje qe lidhet me te kaluaren tuaj. Eshte pikerisht kjo periudhe ku ju do te jeni shume here me te lumtur se me pare. Gjithashtu ne anën shpirterore mundesitë i keni dhe do te ja arrini qellimit per te realizuar ate qe deshironi dhe mendoni
Parashikimet profesionale: Mundesitë i keni tani, shfrytezoni çdo minutë te kesaj jave. Është diçka shume pozitive per te tre 10diteshat, sepse do te shikoni qe çdo çeshtje problematike në pune, apo nje çeshtje gjyqësore qe lidhet me punen tuaj merr fund, prandaj levizni, beni takime se ka per t‘ ja vlejtur.
UJORI:
Të përgjithshmet: Nese keni ndonje takim qe ka te bejë me ligjin realizojeni sot, mos prisni per neser ditet dhe datat me perfekte per kete jave per juve jane e merkura, e premtja, dy ditë keto qe mund te mbyllni çeshtjet nga me te veshtirat, por dhe mund te çliroheni nga veshtiresitë e se shkuares. Ekonomia eshte e mire dhe ka gjasa ta stabilizoni nje here e mire.
Parashikimet në dashuri: Duket se dhe kete jave nuk do t‘ ju mungojne suprizat. I keni te gjitha mundesitë per te ecur te sigurt drejt se ardhmes. Per juve qe keni me shume se 4 muaj lidhje jeni ne javen me te mire per te stabilizuar lidhjen tuaj, per juve qe jeni ne kerkim te nje lidhjeje serioze eshte jave shume e mire per ta stabilizuar ate.
Parashikimet profesionale: nese keni per te bere takime te rendesisë se vecante per juve te lindurit e dhjediteshit te tretë tregoni pak vemendje me teper sepse mund te kete ndonje mashtrim ne mes sidomos te lindurit nga data 12 deri ne date 19 Shkurt. Ne vija te pergjithshme per juve te kesaj shenje keni cdo mundesi per te zgjidhur problemet sidomos nga data 14/7e tutje me mire dhe me te qete.

PESHQIT:
Të përgjithshmet: Meqenëse kjo jave do te ju verë ne prove ne lidhje me punen dhe ne lidhje me rolin drejtues qe mund te keni ne administratë, por kujdes!! Mos merni persiper gjera qe janë me probleme sepse mund t’ju faturohet juve problemi i te tjereve si ne firmosje dhe ne vulosje. Eshte mire qe cdo dokumenti ti hidhni nje sy me para se ta firmosni. Per juve qe keni te beni me tregti apo shitblerje beni kujdes ne cmime.
Parashikimet në dashuri: Nje trekendesh qe ben Urani ne shenjen tuaj ju jep shpresë per nje lidhje me problem qe keni pasur ndarje me pare. Duket se do te keni bashkim, eshte nje jave shume pozitve per juve qe jeni ne kerkim te lidhjeve te reja apo dhe per juve qe keni nje njohje te re mund ta ktheni shume kollaj ne lidhje serioze. Eshte nje jave me shume supriza ne kete fushë, shfrytezoni cdo moment qe ju jepet.
Parashikimet profesionale: Munduhuni qe te jeni sa me te qartë ne takimet qe mund te beni ne kete jave sepse mundesitë nuk do t’ju mungojne por dhe juve që jeni ne nje dilemë per punen apo dhe shanse te reja ne punen tuaj. Nese do te ju duhet per te levizur nga nje vend ne nje tjeter eshte mire ta realizoni pas dates 14/7 jo me parë, ne anen ekonomike duket nje jave e qetë dhe pa ndonje problem serioz por eshte nje mundesi qe juve te stabilizoni ekonomine tuaj.

Për më shumë detaje mund të kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: Tel. 0699464446 ose pranë websajtit www.astrologu.al 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: