Planeti Mërkur sot do të kalojë përpara Diellit, duke e errësuar atë në një pjesë të vogël të syve tanë.

Rreshtimi i rrallë i Tokës, Mërkurit dhe Diellit, do të jetë i mundur të vëzhgohet plotësisht nga Amerika Qendrore dhe Jugore.

Edhe në qiellin e Europës do të jemi në gjendje të vëzhgojmë këtë kalim i cili do të zgjasë 5 orë e gjysmë, duke filluar nga ora 13:35, deri në orën 18:04.

Kalimi i Mërkurit përpara Diellit mund të shihet me teleskop ose me dylbi me filtra diellorë dhe si dukuri do të përsëritet në vitin 2032.

Mërkuri është planeti më i vogël në Sistemin Diellor dhe më i brendshmi. Ai ndodhet rreth 57.9 milionë km larg Dielli dhe ka një diametër prej 4878 km.

Temperatura minimale e sipërfaqes arrin -180 °C, ndërsa temperatura maksimale arrin + 430 °C.

Një vit në Mërkur zgjat 88 ditë, sepse duke qenë më afër Diellit, ai rrotullohet rreth tij më shpejt. Kjo është arsyeja pse në Tokë kohëzgjatja e vitit diellor është 365 ditë, ndërsa në Mërkur është shumë më e shkurtër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb