Barcelona ka humbur pak nga shkëlqimi i dikurshëm, nuk është më favoriti absolut për të triumfuar në La Liga dhe Champions, dukshëm ekipi ka nevojë për freski pasi disa nga titullarët janë në fund të karrierës.

Mundo
Mundo

“Mundo Deportivo” i ka kushtuar faqen e parë pikërisht planit të Barcelonës për të përforcuar ekipin gjatë merkatos së verës, ku parashikohen të paktën 3 përforcime në 3 pika të rëndësishme të formacionit, një mbrojtës krahu, një qendërmbrojtës dhe një sulmues. Me apo pa Erenesto Valverden, Barcelona është e detyruar të futet në merkato:

Mbrojtës krahu

Kimmich
Kimmich

Opsioni i parë që pëlqehet më shumë është Joshua Kimmich. Titullar fiks tek Bayern dhe tek përfaqësuesja gjermane, 24-vjeçari nuk është një opsion i lehtë. Kimmich ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 dhe ka një vlerë kartoni të lartë. Nëse dështon pista Kimmich, opsioni tjetër vjen sërish nga Bundesliga, Klostermann i Laipzig.

Qendërmbrojtës

Nikola Milenkovic
Nikola Milenkovic

Pasi dështuan këtë verë të merrnin De Ligt, Barcelona do të përpiqet sërish të gjej një partner për Lenglet, një pasues të mundshëm të Pique. 2 janë opsionet që pëlqehen më shumë, Nikola Milenkovic, mbrojtësi serb i Fiorentinës dhe Andreas Christensen, 23-vjeçari danez i Cheslea.

Sulmues

Lautaro Martinez Marco Doblete Triunfo 0 25 958 596
Lautaro Martinez Marco Doblete Triunfo 0 25 958 596

Një repart që ka nevojë për freski është pa diskutim sulmi, me Messin dhe Suarez që nuk ofrojnë garanci për një periudhë të gjatë. Kërkohet një sulmues i ri për tu përshtatur sa më shpejt me lojën e Barçës. Këtu emrat janë nga më të bujshmit, duka nisur nga ëndrra Mbappe, që njëkohësisht është dhe opsioni më i vështirë. Harry Kane është gjithashtu një emër që pëlqehet shumë por Jose Mourinho ka vendosur veton, i ka kërkuar drejtuesve të klubit të mos shesin kapitenin. Në çdo moment nuk duhet harruar emri i Neymar, braziliani mbetet gjithnjë një opsion i hapur ndaras sëfundmi ka fituar shumë kuota edhe Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas sponsorizohet fuqishëm nga Leo Messit, Intër është vënë në dijeni të këtij fakti, për këtë arsyes kanë nisur punën për ti ofruar një rinovim të kontratës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb