Pas debateve dhe përplasjeve të shumta përgjatë këtyre ditëve, të shoqëruara me epitete nga më të ndryshmet për njëri tjetrin si; ushtar, hienë, gjarpër, apo edhe fjalë të ashpra si “s’je burrë”, “frikacak”, Elvisi dhe Romeo kanë vendosur që mërinë ndaj Gracianos ta çojnë në stadin tjetër; ‘hakmarrje’.

Të hatërmbetur nga nominimi përmes Kutisë së Pandorës dhe Heidin me që nuk prish terezi, çunat duket se e kanë marrë personale me Gracianon, duke thurur ‘aty për aty’ disa plane përgjatë natës për t’i vënë nën zbatim ndaj balerinit, i cili ndodhej në gjumë.

Gjithçka ka startuar me dy banane të vendosura nga Elvisi mbi kokën e krevatit të Gracianos, të cilat pas sheqerit ishin paramenduar si një surprizë speciale në mëngjes.

Më pas, dyshja është larguar duke marrë me vete kënaqësinë e momentit për trukun e realizuar, ndërsa Romeo i shqetësuar i thotë Elvisit: “Se mos lëviz krevatin (Graciano gjatë natës) dhe i bie në kokë.”

Ndërsa Elvisi e siguron që jo. Të ngazëllyer, banorët rikthehen në dhomën e tyre të gjumit, ku Romeo i fal puthjen dhe përqafimin e natës së mirë Heidit, dhe aty i rrëfejnë edhe seç ndodhi me Gracianon. Momenti u shoqërua me të qeshura, ndërsa modelja iu rikthye sërish gjumit.

Duke diskutuar me Lisin atë çka ndodhi, Romeos i lind në mendje një tjetër çmenduri e momentit; të rikthehen në “skenën e krimit” për një foto me atë që e konsiderojnë ‘Mbretin e Errësirës’, Gracianon. Edhe pse ishte ideja ishte në ajër, ashtu sa për të thënë, pa dëshirën për t’u realizuar, ka qenë insistimi i Elvisit që e ka shtyrë dyshen të kthehej sërish në dhomën e gjumit dhe të

Romeo: Do vemi të bëjmë një foto aty? Do vemi të bëjmë një foto te koka e krevatit të Gracianos? Apo lëre?

Elvisi: Jo, vemi.

Romeo: Lëre, lëre, lëre.

Elvisi: Hajde vemi.

Romeo: Do bëjmë një foto kështu?

Elvisi: Jo kështu…

Romeo: Lëre, lëre tani. Kot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: