TIRANË

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj duke folur për marrëveshjet e BERZH për tregtinë me Ballkanin Perëndimor, tha se ky projekt në vetëvete synon përmirësimin e shërbimeve në pikat ndërkufitare, përmirësimin e sistemit kompjuterik dhe rritjes së efikasitetit në mënyrë që shërbimi të jetë i shpejtë dhe tregtia e mallrave të ketë kosto të ulëta.

Sipas saj, projketet janë me disa faza, të cilat fillimisht do të nisin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Projekti synon të përmirësojë pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut. Projekti i BERZH do të kontribuojë në thjeshtësimin e procedurave në pikat kufitare. Kjo do të mundësojë  që kompanitë të realizojnë  më thjesht punë e tyre”-tha mes tjerash Denaj, ndërsa rediti përfitime që merr Shqipëria.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: