Me vendin e parë thuajse në “xhep” dhe të dytin të arritur matematikisht, tani Egnatia është e hedhur e gjitha në sulm për në gjysmëfinalen e kupës së Shqipërisë.

Ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova do të ketë një detyrë të vështirë përpara, sepse duhet të rikuperojë disavantazhin e ndeshjes së parë në Rrogozhinë, ku u mundën në shifrat 0-1. Siç dihet, Partizani ka qenë një “mace e zezë” për kampionët këtë vit, ku mjafton të thuhet se dy ndeshjet e fundit kanë folur për kryeqytetasit.

KOHA PËR REVANSH – Me ato që kanë ndodhur këtë sezon, mund të thuhet pa frikë se për rrogozhinasit ka ardhur koha për të bërë një revansh ndaj të kuqve. Nuk do të jetë një mision i lehtë, por gjithsesi në situatën ku ndodhen, nuk kanë më se çfarë të humbin. Mund të thuhet se bardhejeshilët do të luajnë gjithçka për gjithçka në këtë ndeshje, e cila mund t’i japë mundësinë të mbrojnë trofeun, që e fitojnë prej dy edicionesh radhazi.

PLANI I PËRMBYSJES – Çdo ndeshje ka planin e saj, për më tepër kur bëhet fjalë për ato me eliminim direkt dhe çdo detaj, sado i vogël, mund të bëjë diferencën. Edlir Tetova duket se e ka bërë gati “kurthin” këtë herë, në mënyrë që të mos zihet më në befasi, siç ka ndodhur dy sfidat e kaluara. Si fillim, kampionët kamë ndërmend që të “fshehin” topin dhe të mos i japin mundësi kundërshtarit të luajë, por të jenë pikërisht rrogozhinasit që ta diktojnë atë. Në njëfarë mënyrë kjo ka qenë arma më e formë e tyre këtë sezon dhe nesër më shumë se kurrë duhet të vihet në zbatim. Detyra tjetër që po u jep Tetova të tijve është patjetër shkuarja te goli në pjesën e parë, duke pretenduar që të paktën të arrijnë baraspeshën pa u mbyllur 45-së minutat e para. Më pas, gjithçka mund të jetë më e thjeshtë për të bërë përmbysjen që i dërgon në finale.

EVITIMI I RREZIKUT – Mjafton një gol i Partizanit dhe të gjitha planet e Tetovës hidhen në “erë”. Për këtë arsye, lojtarëve po u jepen direktiva që të tregojnë kujdes në dyluftimet brenda zonës apo edhe jashtë zonës, për të mos u dhënë mundësi të kuqve të rrezikojnë nga goditjet e ndalura. Fakti që dy ndeshjet e kaluara u vendosën nga penalltitë, në Rrogozhinë i druhen sërish të njëjtit skenar, ndaj nuk duan t’i lënë asgjë rastësisë as në këtë aspekt.

VXCVB

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb