Një burrë nga Teksasi është arrestuar nga FBI me dyshimin për mbështetjen e ISIS-it dhe planifikimin e një sulmi terrorist të stilit të 11 shtatorit në tokën amerikane.
Autoritetet e morën Anas Said, 28 vjeç, në paraburgim javën e kaluar pasi ai dyshohet se komplotoi një sulm të rëndë nga apartamenti i tij në Houston.
Agjenti Special i FBI-së i ngarkuar, Douglas Williams tha të enjten se Said pranoi se kishte hulumtuar se si të kryente një sulm terrorist, veçanërisht duke synuar qendrat lokale të rekrutimit ushtarak.
Autoritetet thanë se Said ishte përpjekur gjithashtu t’u ofronte operativëve të ISIS apartamentin e tij në Hjuston perëndimor dhe kishte prodhuar propagandë të ISIS.
Alamdar Hamdani, Prokurori i SHBA në Distriktin Jugor të Teksasit, tha se Said është një qytetar amerikan, por e kaloi “një pjesë të mirë të fëmijërisë së tij në Liban”.
Said akuzohet për përpjekje për të ofruar mbështetje materiale për grupin terrorist.