Disa fluturimi nga Rinasi drejt Italisë, dhe anasjelltas janë anuluar ditën e sotme. Shkak është bërë greva në aeroportet italiane, ndërsa përmes një statusi në facebook, Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar për linjat e anuluara.

Postimi i Plotë:
Autoriteti i Aviacionit Civil, njofton pasagjerët që fluturojnë drejt Italisë dhe anasjelltas, të konfirmojnë statusin e fluturimit të tyre, për shkak të një greve kombëtare nga disa operatorë të transportit në shtetin fqinj. Si pasojë e grevës së ditës së nesërme, datë 25 Nëntor, fluturimet nga/për TIA, që afektohen janë si më poshtë:

“Alitalia”

AZ583 TIA-FCO dhe AZ584 FCO-TIA

“Air Albania”

ZB2001 TIA-FCO dhe ZB2002 FCO-TIA

ZB2003 TIA-MXP dhe ZB2004 MDP-TIA

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: