Një i ri është arrestuar në Gjermani teksa dyshohet se po planifikonte të kryente sulm me bombë. Sipas prokurorëve në Koblenz, ai akuzohet për përgatitjen e një akti të rëndë dhune.

Sipas Associated Press, prokurorët besojnë se i dyshuari u bë radikal përmes internetit dhe shpërndau propagandë që lartësonte veprimet e grupit të Shtetit Islamik.

Hetuesit kanë thënë se i dyshuari u informua përmes internetit se si t’i ndërtonte bombat.

Nuk pati prova se sulmin po e planifikonte ta kryente së shpejti, pasi hetuesit nuk gjetën eksplozivë apo substanca që përdoren për t’i bërë ata. Sakaq, i riu u dërgua në burg në pritje të akuzës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb