GJIROKASTËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në ambientet e Bashkisë së Gjirokastrës, ku dy zyrtarë janë zënë me grushte. Mësohet se topografi ka gjuajtur nënkryetarin e Bashkisë së qytetit të gurtë.

‘BalkanWeb’ mëson se Aurel Lapaj, (nënkryetari) është sulmuar nga punonjësi i prefekturës së qytetit me detyrë topograf, Shefqet Aliko.

gjirokaster-sherr-ne-bashki-1 gjirokaster-sherr-ne-bashki-2 gjirokaster-sherr-ne-bashki gjirokaster-sherr-ne-bashki

Ndërkohë në një deklaratë për mediat, kryebashkiakja Zamira Rami dënoi ashpër sulmin, ndërsa e cilësoi këtë një ngjarje të rëndë. Rami i bëri thirrje autoriteteve që të zbardhin ngjarjen në fjalë.
aurel-lapaj

aurel-lapaj-1

Fill pas ngjarjes, dy zyrtarët janë transportuar në spital, për t’ju nënshtruar kontrolleve mjekësore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: