Sherr masiv në plazhin e Shëngjinit mes një grupi të rinjsh. Sherri, siç shihet edhe në një video të shpërndarë nga vetë turistët ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.



Vetë turistët raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së 31 korrikut, por ende nuk dihet shkaku i nisjes së konfliktit.


Disa prej personave të përfshirë në sherr kanë qenë pushues nga Kosova. Edhe pse forcat e policisë kanë qenë të pranishme, situata ka dalë sërish nga kontrolli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: