Asambleja komunale në Gjakovë sot kaloi buxhetin e Komunës për vitin e ardhshëm, mirëpo asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës që janë në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën dhe PSHDK-në, votuan kundër.

Për këtë arsye, kryetari i Komunës së Gjakovës, njëherësh kryetar i degës së AAK-së në këtë komunë, Ardian Gjini, ka shkëputur koalicionin me PDK-në. Ai iu ka kërkuar drejtorëve që vijnë nga kjo parti të dorëhiqen, ndërsa i ka falënderuar për bashkëpunimin e deritashëm.

“Sot kaloi buxheti i Komunës së Gjakovës për vitin 2020. Gjatë votimit, PDK ishte kundër, gjë të cilën edhe e paralajmëroi. Meqenëse në demokraci koalicionet krijohen për krijimin e shumicës parlamentare, një i tillë nuk ka kuptim nëse shumica dështon. Prandaj sot e kam kërkuar dorëheqjen e të emëruarve politik që vinë nga radhët e PDK. Unë publikisht i falënderoj për bashkëpunimin e deritanishëm”, tha Gjini.Ndryshe, buxheti për vitin 2020 i Komunës së Gjakovës i cili u miratua është në shumë të përgjithshme prej 27,252,717.00 euro. Nga kjo shumë totale, 16,053,829.00 euro janë të dedikuara për paga dhe mëditje, 3,004,103.00 euro për mallra dhe shërbime, 586,800.00 euro për shpenzime komunale,510,500.00 për subvencione dhe transfere, si dhe 7,097,485.00 euro për shpenzime kapitale”- tha ai, raporton KosovaPress.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: