Pezullimi i trajnerit Julian Ahmataj, zëvendëstrajnerit Neritan Novi si dhe i dy lojtarëve, Albano Aleksit dhe Xhekson Ferreiras, ka bërë që të shpërthejnë tifozët e Luftëtarit, të cilët kanë vënë nën akuzë ish-drejtorin Vangjel Çavo për situatën e krijuar së fundmi në ekip.

Sipas asaj çka raporton “Panorama Sport”, drejtori Çavo është dhunuar nga disa tifozë, të cilët që një ditë më parë kishin paralajmëruar reagimin e tyre. Ata akuzojnë pikërisht ish-drejtorin për përçarjen e krijuar dhe ish-zëdhënesin për shtyp, Rigels Malilen.

Cavo Xhekson
Cavo Xhekson

Pavarësisht se Çavo nuk ishte më drejtor, ai vijonte të qëndronte pranë presidentit Grigor Tavo, ndërsa ka sjellë disa elementë në radhët e ekipit bluzi, kryesisht nga tregu grek.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb