Prokuroria e Firenzes ka ngritur akt-akuzë ndaj ish-kryeministrit të Italisë Silvio Berluskoni, e këtë herë për tentativën e eliminimin e gazetarit Maurizio Costanzo, i cili më 14 maj 1993, shpëton nga shpërthimi i një makine bombë në Romë.

“Ndër krimet e ngarkuara nga Prokuroria në Firence ndaj ish-kryeministrit Silvio Berlusconi është edhe sulmi i dështuar ndaj gazetarit Maurizio Costanzo, i cili më 14 maj 1993 shpëton nga shpërthimi i një bombe në Romë”, shkruan “Il Republika”.

Berlusconi akuzohet për krime të rënda, se ka provuar të organizojë një seri sulmesh në Romë, Firence dhe Milano, dhe se ka vepruar në bashkëpunim me organizatën mafioze ‘Cosa Nostra.’ Dy ditë më parë avokatët e Berluskonit depozituan vërtetimin e hetimit, të publikuar nga Prokuroria e Firences, në kancelarinë e Gjykatës së Apelit të Palermos.

Autoritetet rihapën hetimin e Berlusconit pasi bisedat e shefit mafioz Brancaccio Giuseppe Graviano u përgjuan, ku ai u përmend si bashkëpunëtor dhe drejtor i fshehur i disa sulmeve të kryera në 1993. Ish-kryeministri Mateo Renzi si rrallë herë ka mbrojtur Berluskonin, duke thënë se të tilla hetime janë disi “të tepërta”.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb