KAVAJË

Militantë të opozitës janë përplasur fizikisht me efektivët e Policisë në qytetin e Kavajës. Për të frenuar qytetarët, Policia e Shtetit ka hedhur gaz lotsjellës, spraj dhe ujë me presion në drejtim të qytetarëve.

Përplasja mes policisë vijon edhe në këto momente, ndërsa militantët tentuan të shpërthejnë me forcë derën e KZAZ, aty ku ndodhen edhe materialet zgjedhore. Përplasje janë shënuar edhe paraditen e sotëm në disa qytete, si në Kukës, Burrel dhe Klos, ndërsa nuk kanë munguar as arrestimet për disa qytetarë.

Më herët ka qenë prezenca e OSBE në Shqipëri që ka dënuar aktet e dhunës, ndërsa tha se organizatorët e saj në disa KZAZ duhet të përballen me ligjin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: