DIBËR- Një përplasje fizike ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes punonjësve të Bashkisë së Dibrës. Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se përplasja mes punonjësve ka ndodhur gjatë mbledhjes së administratës pas prezantimit të drejtorit të burimeve njerëzore. Policia ka ndërhyrë për të shuar konfliktin, ndërsa mësohet se janë shoqëruar kreu i bashkisë dhe punonjësit.

“Që në orët e para të mëngjesit, në orën 8 kur administrata është paraqitur në punë, janë futur në mbledhjen e administratës, ka nisur sherri. Arsyeja është sipas punonjëseve se drejtori i burimeve njerëzore ka ardhur nga jugu dhe ka dashur të bëjë shkurtime në drejtoritë e Dibrës dhe administratë.
Për këtë arsye ka nisur sherri me grushte dhe sende të forta. Menjëherë ka mbërritur policia dhe janë shoqëruar në komisariat që nga kryetari, policia bashkiake dhe punonjësit”, tha gazetari Enver Doçi, raporton “BalkanWeb”.

diber perplasje

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: