Një grup kamerierësh janë rrahur brutalisht me klientët në restorant në sheshin Shën Marku në Venecia. Mediat italiane raportojnë se shtatë kamerierë janë përleshur me katër shtetas të huaj.
“Çfarë po ndodhë? Oh Zot”, dëgjohet teksa flet dikush.
Në video shihet kamerieri duke e shtyrë klientin dhe e godet disa herë. Kolegu i tij më pas ndërhynë nga mbrapa dhe e godet klientin tjetër.
Njëri nga të pranishmit tërë kohën mundohet se mbrohet duke e mbajtur tavolinën para vetes. Rrahja filloi pasi disa punonjës të lokalit shtynë klientin pas një grindje verbale.
(BalkanWeb)