Plagosen me thikë dy persona në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:40, në rrugen “Filip Shiroka”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet G. K., ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit me inicialet F. G., 51 vjeç dhe K. G., 49 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:40, në rrugen “Filip Shiroka”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. K. ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit F. G., 51 vjeç dhe K. G., 49 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta, kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit G. K., 76 vjeç. Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: