E pwrditshmja e njohur franceze, “Le Figaro” ka zbuluar një formë të re mashtrimi/zhvatje të klientëve në banka. “Le Figaro” zbardh detaje se si funksiononte skema e mashtrimit. E përditshmja më me emër në Francë bën të ditur se protagonistët e këtij mashtrimi ishin bankat.
Më konkretisht, një këshilltar bankar nga një agjenci Caisse d’Epargne në Aix-en-Provence, në Bouches-du-Rhône, u arrestua të premten e kaluar në një rast të madh të shkeljes së besimit, mësoi “Le Figaro” nga një burim policor. Ky burrë, një punonjës i përkohshëm 34-vjeçar, pas vizitës së klientëve në sportel, krijoi kartat e tërheqjes pa dijeninë e klientëve të tij dhe i bënte vetë tërheqjet.
Numri i kartave të tërheqjes të krijuara nga ky bankier sinjalizoi shërbimin kundër mashtrimit. Jo më pak se 271 karta janë regjistruar në periudhën korrik-nëntor 2023, për një shumë prej 151,310 euro. Megjithatë, hetimi bëri të mundur përcaktimin se karta të caktuara ishin përdorur realisht nga klientët e bankës.
Mesatarisht një kartë në dhjetë zhvatej
Në paraburgim nga policia, bankieri pranoi faktet, duke shpjeguar se kishte keqpërdorur një kartë në dhjetë mesatarisht. Ai pretendoi se nuk e dinte shumën totale të përvetësuar, të shpenzuar për blerjen e pajisjeve kompjuterike. Sipas tij, nga hetuesit nuk u zbulua asnjë gjurmë manovrimi mashtrues, ç’ka nënkupton se bankeri ishte i treguar i kujdesshëm, por pa mundur që t’i shpëtonte përgjegjësisë për zhvatjen ndaj 271 klientëve.
Megjithatë, autoritetet druhen se një skemë e tillë mund të jetë virale në Francë dhe rrezikon të kthehet në epidemi.
(BalkanWeb)