IRAN

Në Iran, dy kaseta seksi kanë nxjerrë në pah hipokrizinë e politikanëve vendas, të cilët predikojnë moralin dhe mbrojnë fort ligjin, sipas së cilit gratë që tradhtojnë dënohen me vdekje.

Dy kaseta seksi të politikanëve iranian kanë dalë në media sociale nga aktivistë që përpiqen të nxjerrin në pah hipokrizinë e zyrtarëve që predikojnë moralin nën ligjin e rreptë islamik, shkruan “Daily Mail”. Videoja e parë u postua në internet në 4 gusht dhe thuhet se ka kapur Ali Mohammad Ahmadi – ish guvernatori i Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad – duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua.

Politikani Abbas Malekzadeh kryetar i Sadrës tregohet në foto duke përkëdhelur një grua. Videoja, që mendohet se është filmuar nga Malekzadeh, është ndarë katër ditë pasi politikani u arrestua për korrupsion, së bashku me tre persona të tjerë nga këshilli i qytetit. Kurorëzimi dhe seksi jashtë martesës janë të paligjshme sipas ligjit iranian dhe mund të ketë për këto shkelje dënime deri me vdekje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një bashkëpunëtore e ngushtë e Ahmadiut u betua se gruaja në videon 4-minutëshe është bashkëshortja e tij. Megjithatë kritikët thanë se gruaja, e cila shfaqi në një video të dytë, tetë minutëshe, të postuar në internet në 6 gusht, nuk ishte përfundimisht gruaja e tij. Më vonë u raportua se ajo punon për një kompani ajrore iraniane.

Ahmadi është përshkruar si një reformist dhe centrist dhe ka lidhje të ngushta me qeverinë e Presidentit Hassan Rouhani. Ai kohët e fundit dha dorëheqjen nga pozita e tij si guvernator për të filluar fushatën për zgjedhjet legjislative të shkurtit 2020. Një gazetare iraniane u shpreh se videoja tregon qartë hipokrizinë e zyrtarëve qeveritarë vendas, të cilët predikojnë me të madhe se tradhtia dënohet me vdekje.

‘Për shkak se burrat në video janë politikanë, ata me siguri nuk do të përballen me ndonjë pasojë ligjore për veprimet e tyre. Kjo hipokrizi është ajo që i bën njerëzit kaq të zemëruar, jo jeta e tyre seksuale.”, tha ajo. Gazetarja shtoi se kur një grua franceze erdhi në Iran, u arrestua dhe u dëbua vetëm pse në një film ajo luajti një skenë seksuale.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb