Nisi si një polemikë mes dy portierëve që kërkojnë të luajnë si titullarë në kombëtare, por tani është kthyer në një çështje të vërtetë që prek kufijtë e një “skandali”. Ka degjeneruar përplasja në distancë mes Manuel Neuer dhe Andre Ter Stegen, ndërsa tani në fushë kanë zbitur “peshat” e rënda të futbollit gjerman. Për t’i hedhur bezninë zjarrit ka menduar presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, i cili ka ashpërsuar tonet duke arritu deri në një kërcënim direkt për kombëtaren e Gjermanisë.

Bajern
Bajern

“Nëse Neuer nuk luan në formacion, Bayern nuk do të dërgojë lojtarët e tij në përfaqësuese”, janë fjalët e numrit një të klubit bavaraz të cituara nga “Sport Bild”. Jo vetëm kaq, pasi Hoeness zbulon edhe personin që i drejtohet ky kërcënim. As më pak e as më shumë por trajnerit Joachim Loew. “Ai do t’i dëgjojë ato që ne kemi thënë, veshët e tij do të kumbojnë”, ka vijuar më tej presidenti i Bayern.

Fussball Bundesliga Fc Bayern Muenchen Borussia Dortmund
Fussball Bundesliga Fc Bayern Muenchen Borussia Dortmund

Deklarata të forta që përshtjellojnë atmosferën në kombëtaren gjermane, por që duket se nuk shqetësojnë Federatën në vend. Kjo konfirmohet nga menaxheri i “Panzerave”, Olivier Bierhoff. “Bayern është një klub I lidhur nga statutet e FIFA-s në lidhje me transferimin e lojtarëve në kombëtare”, ka thënë ish-sulmuesi. Gjithçka nisi me një pretendim të Andre Ter Stegen, pasi portieri i Barcelonës u shpreh se duhet të ishte ai numri një në portën e Gjermanisë, që prej vitesh mbrohet nga Manuel Neuer. Ky I fundit u përgjigj sërish në media, duke u shprehur se e meriton të luajë në formacion. Por sipas mediave gjermane, përplasja mes Bayern Munich dhe Federatës, Kombëtares dhe Joakim Loew i ka rrënjët e thella dhe nisi pas vendimit të trajnerit për të larguar nga skudra Thomas Muller, Jerome Boateng dhe Mats Hummels.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb