Kosova nuk po kalon një periudhë të mirë dhe tashmë dështimi në eliminatoret e Euro 2024 nuk ka ende një fajtor. Të shumtë janë ata që vendosin gishtin drejt Federatës, mënyrës sesi u menaxhuan gjërat, trajnerit, apo edhe lojtarët. Së fundmi, sulmuesi i “Dardanëve”, Edon Zhegrova ka thyer heshtjen dhe ka folur për mos-prezencën e tij në ndeshjen e fundit në përfaqësuese dhe për situatën e Kosovës.

Postimi:

U rrita ne Prishtine me ëndrren qe nje dite do te luaj per Kombetaren time edhe pse deri sa e krijuam Kombetaren e Kosoves ,mua me ofruan shum oferta ,shum joshje te jem diku tjeter , po per mua ishte vetem nje enderr te luaj per atdheun tim per Kosoven. Endrra u realizua se bashku me punen e te ndjerit Fadil Vokrri ,me gjith njerzit profesionist dhe gjith Dardanet anemban vendit e botes. Te dashur tifoz ditet e fundit erdha ne pikpytje te luaj apo te mos luaj nga njerz te kombetares qe ata vendosin per fatin e Kosovës ne forma individuale dhe asnjeher zyrtare. T ‘ua them te verteten shum her isha penges e disa personave ne kombetare dhe thashethemet ishin drejtuar kundrejt meje por nuk kam folur vetem te mos e prishi harmonin e kombetares sepse me ne fund rendesi ka kombetarja dhe rezultatet e jo intrigat dhe thashethemet e njerzve amator kundrejt meje. Lojen e fundit nuk kisha mundesi te jem pjes e Kosoves dhe pergjigja e tyre ishte nese nuk do vjen ket ndeshje harroje edhe ndeshjet tjera nuk po na duhesh ,e quditshme kur jom ne formen ma te mire une ma ne fund sakrifikoj gjithqka per Kombetaren time por jo per njerzit me kalkulime dhe injorant qe nuk ja duan te miren vendit ……Turp Une Biri yt Kosove jam i gatshem qdo here per vendin tim per kombetaren time dhe sa her te me thirr vendi do jam aty i pari siq e kam deshmuar ju Dua i juaji Edon Zhegrova

368513378 1756824538075023 4844790631571841758 N
368513378 1756824538075023 4844790631571841758 N

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: