Debate të forta ka pasur që në fillim të mbledhjes së komisionit hetimor për Sterilizimin.

Garda ka ndaluar deputetët e opozitës të futen në komision, ndërkohë që nënkryetari Plrent Ndreca, ka nisur mbledhjen dhe ka vijuar procedurën për marrjen në pyetje të dëshmitarit Gentian Opre.

Pas hyrjes në sallë, Vokshi ka shprehur indjinjatë që komisioni është hapur për sa kohë ajo ishte tek dera dhe nuk lejohej të futej brenda.

Ajo pati një përplasje me Ndrecën, ndërsa e ka “kërcënuar” se do të jetë i pari që do ta pësojë nga mazhoranca.

Debat te “Sterilizimi”:
Vokshi: Unë aty ti të nisësh mbledhjen? Jam unë kryetarja këtu
Ndreca: Nuk je pronarja, ulu bëj kryetaren mos bëj si e fortë.
Vokshi: Je injorant juridik! Je i pari që do e hash nga kolegët e tu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb