TIRANË

Studiuesi Aurel Plasari, i pranishëm në emisionin “A Show” në News 24 kritikoi rolin e ndërkombëtarëve, ndërsa tha se rendi demokratik në disa vende ka ardhur nga përleshjet e mëdha në rrugë.

Ai kishte edhe një porosi për ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ku i rikujtoi se njerëzit në Shqipëri nuk mund të pandehen si budallenj dhe të palexuar.

“Këta duan t’i bëjnë njerëzit budallenj. Përshembull Luigi Soreca kujton se këtu ka budallenj. Ky ka dalë nga llagamet e punëve të brendshme të Italisë dhe mendon që këtu ka të bëjë me një popull si gangsterët e Italisë që nuk kanë lexuar dhe nuk kuptojnë dhe nuk ua thotë të vërtetën se demokracia është arritur edhe falë ndeshjeve të mëdha në rrugë. Vetë demokracia është rrjedhojë e këtyre ndeshjeve, kryesishtnga e majta.

Këta propagandojnë të kundërtën dhe pretendojnë se këtu kanë gjetur një popull që nuk di histori, se nuk di tezat e Musolinit.Vetëm demokracinë nuk e zinte në gojë Musolini. Këto janë shenjitë e tezave neofashite që përhapen në Shqipëri, nga ndonjë ndërkombëtar i rëndësishëm. Unë do u rekomandoja të lexojnë një libër “Fashizmi liberal”.Një libër të tillë  e rekomandoj që të lexoni”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: