TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit pas publikimit të një rasti në profilin e tij në “Facebook”, ku një pensioniste kishte gjetur zgjidhje për pensionin e saj falë platformës së Bashkëqeverisjes “Shqipëriaqëduam.al”.

Komentuesit i ankohen Ramës për institucionet që nuk bëjnë punën e tyre dhe nuk iu shërbejnë qytetarëve.

Madje një prej tyre e quan platformën e bashkëqeverisjes, metodë të sajuar dhe propagandë pasi sipas tij, administrata është ndryshkur dhe e ka gërryer korrupsioni. Por kryeministri i përgjigjet se është inovacion dhe një mundësi që qytetarët t’i zgjidhin problemet direkt me internet.

REPLIKAT
Komentues 1: Mirëmëngjesi zoti kryeministër, një pyetje kam unë, institucionet që merren me këtë punë pse i paguajmë ne kur ata s’bëjnë dot punën e tyre
Edi Rama: Po në Francë dhe Angli pse ka edhe atje ankesa nga qytetarët për institucionet apo i paguajnë kot thua? Dhe ajo që s’kuptoj unë është, ti je dakord apo s’je dakord të zgjidhen hallet e qytetarëve?

Rama Komente 2
Rama Komente 2

Komentues 2: Nuk vjen behari me një lule dhe nuk zgjidhen problemet kështu. Ato duhet të vihen në lëvizje të gjitha mekanizmat që paguhen për t’i shërbyer publikut. Përveç se janë dembelosur apo ndryshkur dhe janë të pa afta i ka gërryer korrupsioni. Pastroni dhe grasatoni ingranazhet që makineria të mos ecë me të shtyrë me këto metodat e sajuara nga ju që shërbejnë vetëm si propagandë.
Edi Rama: Janë plot pensionistë që e kanë zgjidhur problemin e tyre përmes platformës, ndërkohë që të më falni zoti Safet po kjo nuk është sajesë po inovacion quhet! Thjesht letrat e popullit dikur apo marrëdhëniet me publikun siç quhen, bëhen direkt me internet dhe kaq. Dhe s’ka lidhje këtu as ndryshku as grasua zoti Safet, e ta kalosh gëzuar fundjavën.

Rama Komente
Rama Komente

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb