TIRANË

Kryeministri i vendit, Edi Rama në takimin e përjavshëm me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes, ku u prezantuan rastet e zgjidhura prej tyre, edhe njëherë u bëri apel qytetarëve që mos të humbasin asnjë minutë kohë, por ta drejtojnë problemin direkt në platformë. Sipas kryeministrit, qytetarët tashmë janë të përkrahur dhe shqetësimet e tyre trajtohen në kohë rekord.

Gjithashtu kryeministri Rama  kishte edhe një mesazh për të gjitha ata persona që hedhin akuza për platformën, ndërsa shtoi më tej se qeveria do të jetë në krah të njerëzve të thjeshtë.

“Këtu s’jemi për vota, por jemi këtu për të thënë se vota bën gjëra. Platforma jep zgjedhje dhe falë platformës çdo qytetar është i përkrahur. Drejtojuni platformës, sepse gjeni zgjidhje.  Platforma bën edhe negocime dhe ndërmjetësime për zyrën e punës për ata që kërkojnë punë dhe nuk i bëjnë  naze asaj. Koordinatorët janë në dispozicion për të interesuarve. Sa i takon banesave sociale duet të theksoj se janë përgjegjësitë e bashkive dhe në bazë të buxhetit  ato bëjnë planifikime dhe jep banesa sociale dhe nuk është qeveria në këtë mes, por janë bashkitë”-tha kryeminsitri.

Pjesë nga biseda:

Qytetari: Kisha 21 vite që kërkojë të drejtën e pensionit, shkoja gjithmonë te ai institucioni te Rruga e Durrësit më thoshin, ik se nuk e fiton. U ankova të platforma kur më thotë fëmija që e kisha fituar. Faleminderit shumë, ndaj unë them ta mbrojmë, ta duam dhe e të votojmë për qeverinë.

Kryeministri Rama: Ulu, faleminderit shumë, por këtu nuk jemi për vota, Këtu jemi për të treguar se si platforma funksionon për të dhënë të drejtën që qytetarët nuk e kanë gjetur më parë. Jemi me ju, jemi në krah dhe jemi me ju deri në fund. Platforma përqeshet dhe shahet dhe të gjitha këto e bëjnë edhe më të vendosur punën tonë dhe na marrin të keqen në fund të ditës dhe këtu jemi, këtu do të jemi për qytetarët. Zgjidhin hallin e tyre dhe vijnë këtu për të na ndihmuar edhe ne.  Na keni në krah me një sinjal, e gjithë kjo skuadër është 24/7 ditë dhe bën të pamundurën duke ndërmjetësuar me të gjitha institucionet.

(n.m/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb