VJENE-Presidenti i UEFA-s, Michel Platini kërkoi një vend shtesë për Evropën në Kupën e Botës në futboll dhe në asnjë mënyrë reduktimin e vendeve të saj në këtë kupë.


”Do të përpiqem që të mbroj kuotat e Evropës për 13 finalistë, pasi presidenti i FIFA-s, Blatter ka kërkuar reduktimin e tyre”, deklaroi Platini në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve, APA.


”Evropa meriton një tjetër vend nëse ju shihni cilësinë e ekipeve evropiane në kupat e fundit të botës në futboll”, theksoi ai.


 

(a.n/ata/BalkanWeb)

Etiketa: