Fillon nga duart e presidentit të UEFA-s, Mishel Platini, “Euro 2016” që do të zhvillohet në Francë vitin e ardhshëm. Numri 1 i qeverisë së futbollit europian i ka dorëzuar presidentit të Francës, Fransua Hollande, biletën e parë për evenimentin që do të nisë në datën 10 qershor të vitit 2016 në Paris. Kur na ndan vetëm 1 vit nga fillimi i kampionatit europian, në një takim që patën mes tyre në Elysee Palace posaçërisht për këtë çështje, Mishel Platini i dorëzoi biletën e parë të kompeticionit numrit 1 të Qeverisë franceze dhe tifozit më special të Kombëtares së Francës.

Për të parën herë në histori në Europianin e vitit të ardhshëm do të marrin pjesë 24 ekipe. Sfida hapëse do të luhet më 10 qershor në “Stade de France” mes vendësve të Francës dhe një kombëtareje tjetër që do të përcaktohet në short. Në “Euro 2016” do të luhen gjithsej 51 ndeshje me turneun që do të zgjasë 32 ditë.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: