TIRANE– Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka konfirmuar pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës më së shumti vitin tjetër.

Platini gjatë takimit që pati me Fadil Vokrrin (presidenti i Federates se Futbollit te Kosoves) sot, theksoi se po vjen pranimi i Kosovës në UEFA. “Do të ndodhë, do të ndodhë”, u shpreh Platini, duke shtuar me tej se “rreth aplikacionit ju e dini që është një proces që ka filluar një kohë të gjatë. Nuk ka aspekte vetëm politike, por ka aspekte rregullative, ka statute. Do të shohim se si do të ecë procesi, pasi ka rregulla dhe statute”, ben te ditur gazeta Express.

Por, kur do të pranohet FFK në UEFA? “Ndoshta në 2016”, u shpreh Platini për RTV 21. E ai qe ka kontribuar ne kete proces me shume eshte presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, i cili deklaroi se do të vazhdojë punën deri të arritja finale e njohjes së FFK-së nga UEFA.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: