FRANCE-Presidenti i UEFA-s, Michel Platini shprehu sot mbështetjen e tij për princin Ali për zgjedhjen në presidencën e FIFA-s të premten në mbrëmje kundër presidentit në ikje, Joseph Blatter, të cilin e akuzoi se kishte gënjyer kur kishte premtuar se nuk do të merrte pjesë në zgjedhje.

“Kam bindjen se Ali (…) do të mund të bëhet një president i madh i FIFA-s”, deklaroi Platini në një intervistë për të përjavshmen ”Equipe”.

“Nuk kam të drejtë të votoj në këto zgjedhje, janë 209 presidentët e federatave anëtare të FIFA-s që do të zgjedhin presidentin e ardhshëm, por unë e mbështes personalisht princin Ali” shtoi francezi.

Platini kujtoi se iu kishte kërkuar Federatave evropiane të mbështesnin Blaterin në vitin 2011 gjatë zgjedhjeve të mëparshme, në bazë të një premtimi që ai kishte bërë.

“Ne i kishim kërkuar, ballë për ballë, që ta mbështesnim por që të ishte mandati i fundit”, theksoi Platini që ka kundërshtuar Blatterin për çështje të shumta këto vitet e fundit.

Zgjedhjet do të zhvillohen të premten në Zyrih dhe Blatter, 79 vjeç, është favorit për një mandat të pestë në krye të instancës së lartë të futbollit botëror, që drejton FIFA-n që prej vitit 1998.

Princi Ali, një prej zëvendëspresidentëve, është kandidati i vetëm në listë përballë zviceranit pas tërheqjes javën e kaluar të holandezit, Michael van Praag dhe portugezit, Luis Figo.

(a.n/ata/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: