Numri një i UEFA-s mendon se trofeu më i lartë individual në botën e futbollit duhet të shkojë për një nga futbollistët kampion bote. Teksa duhet më shumë se një muaj deri në shpalljen e fituesit të ‘Topit të Artë’, Mishel Platini jep mendimin e tij për fituesin e ri. Numri një i UEFA-s mendon se trofeu më i lartë individual në botën e futbollit duhet të shkojë për një nga futbollistët kampion bote, duke qenë se 2014 është viti i botërorit. Pavarësisht se nuk nxjerr emra, Platini evidenton se ‘Topi i Artë 2014’ duhet të jetë një nga futbollistët e kombëtares Gjermane që u shpall kampione bote në botërorin e Brazilit, ashtu siç u shpreh edhe në vitin 2010. “Mendoj se paraqitjet e skuadrave europiane dhe në veçanti e Gjermanisë duhet të vlerësohen për lojën e zhvilluar. Mendoj se do të jenë shumë futbollistë europiane që do të nominohen për të fituar ‘Topin e Artë’, dhe janë të shumtë ata që e meritojnë ta fitojnë këtë trofe”.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb