NGA: MARIGLEN MERTIRI*
Kohe me pare kur kjo qeveri erdhi ne pushtet ndaloi importin e mbetjeve kategorikisht me argumentin se kompanitë ricikluese kane lende te pare ne çdo cep te vendit, pasi jemi te pushtuar nga plehrat. Nisma u mbështet dhe ligji sigurisht qe u kundërshtua nga kompanitë ricikluese te cilat pohuan se me kapacitetin e mbetjeve qe ka Shqipëria mund te mbajnë vetëm 30% te ngarkesës te fabrikave ricikluese. Madje nuk mungoi as kërcënimi qe po shohin edhe mundësinë e zhvendosjes se impianteve te tyre ne vende me kushte me te favorshme te te berit biznes ne këtë lemë industrie. Askush nuk u shqetësua nëse kompanite do largoheshin apo do te shkurtonin stafet e tyre apo me e keqja do te falimentonin. Dakord dhe shume mire qe qeveria mendoi me shume për Shqipërinë sesa për “partine”… madje edhe pse ishte me shume një vendimmarrje populiste ne nisje te startit qeverisës askush nuk e mendonte këtë fitore kredoje politike por menduam se nuk do te ishim nen mbretërinë e te keqes qe te huajt nga e kujtojnë aq shpesh.

Po sot pas 3 vitesh cfare ka ndryshuar ? A ndryshoi gjendja e plehrave ne çdo lume, lugine apo rruge ? A u çliruam ne nga “pushtuesit” ? A u zbatua ligji i miratuar qe ne 2009, vendoret e kane detyrim ndarjen qe ne burim te mbetjeve ? Jo, asnjëra nuk ndodhi… kompanitë ricikluese nuk u larguan por thjesht lobuan te te njëjtët deputet kundërshtues dhe euforik qe e bllokuan importin e mbetjeve si dhe tek disa eksperte mjedisi qe e quajnë normale këtë import. Duket se lobimi qenka aq masiv saqë vështirë se ne këtë mazhorance gjen ndonjë deputet nga ata te zellshmit e para 3 viteve qe te flasë kundër këtij drafti te ri. A nuk duhet te ndjehemi ne shqiptaret keq kur turistet na thone se jeni vend i bukur por shume i piset…. keni bukuri por nuk dini ti menaxhoni pasi atje ku shkoni vetem shkaterroni dhe ndosni. A nuk jemi po ne qe ne cdo hyrje pallati, ne çdo zgeq apo parakolp makine gjen karshi saj një qese me plehra si dhurate?

A na e përmirëson gjendjen ku ndodhemi importi i kontrolluar i mbetjeve ?
“Pushtuesit” jo vetem qe nuk u larguan por hodhën rrënjë dhe u shumëfishuan, vendoret jo vetëm nuk vepruan por i shumuan ato duke i derdhur ne lumenj dhe përrenj…kompanitë nuk u intereson te punësojnë qytetare qe te mbledhin plastike, kartona dhe cfaredo mbetje qe mund ta riciklojne sepse kostot jane te shumta per shkak te lendes se pare jo cilesore dhe me perzjerje. Maksimalja qe ben shtuan qytetaret te remojne ne kazane dhe ti kthejne koshat permbyse per te gjetur lenden e pare per keto kompani qe te “mbijenoni”. Madje me llogarite e tyre ato duhet te kishin falimentuar por sot ato jane te fuqishme dhe lobojne… po si valle qendruan ne kembe… apo mos ndoshta trau eshte hapur edhe kamionet kane kaluar bollshem deri sa u lodhen ilegalisht dhe sot kerkojne legalen…? E pra, plehra ka… por duhen profesioniste per ti larguar nga vendi… pasi motoja eshte e qarte… pas cdo ligji te ndryshuar, reforme apo shtrengimi qendron nje emer i caktuar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: