NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

400 gr fasule pllaqi, 1-2 qepë të thata, 2-3 thelpinj hudhër, 2 speca të vegjël djegës, 3-4 lgj vaj ulliri, 1 karrotë
1 kungull, 200 gr suxhuk, 1 lk piper i kuq.

Përgatitja

Vendosim pllaqitë që në darkë në ujë të bollshëm dhe i lemë përgjatë gjithë natës. Në mëngjes i shpëlajmë, i vendosim në një tenxheere mbushur me ujë 4 gisht lartë nga masa e pllaqive. I vendosim të ziejnë në fillim në temperaturë të lartë sa të marrin valë dhe më pas ulim temperaturën dhe i lemë të ziejnë ngadalë në temperaturë të ulët.

Ndërkohë përgatisim salcën. Suxhukun e lemë për 1-2 minuta në ujë të vluar dhe i heqim lëkurën. E presim më pas në fetëza të rrumbullakëta në trashësi 1.5-2 cm. Në një tigan vendosim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën dhe hudhat të grira imët. Shtojmë pak kripë për të ndihmuar zbutjen e qepës dhe më pas shtojmë karrotën, kungullin dhe specin. Vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta dhe më pas shtojmë suxhukun. E rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe piper të kuq, shtojmë dhe pak lëng nga zierja e pllaqive dhe e lemë salcën të marrë valë për 3-4 minuta.

Pasi pllaqitë të jenë zjerë i vendosim në tavë dheu, më pas shtojmë salcën e përgatitur me perimet dhe me suxhukun dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 30-35 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb