ITALI

Policia e Pordenones në Itali ka arrestuar 3 shqiptarë, të akuzuar për 66 vjedhje e grabitje në shtëpi e vila në këtë zonë, veçanërisht në krahinën e Trevizos.

Forcat policore kanë arritur të sekuestrojnë rreth 2 milionë euro pasuri, në makina, në orë, bizhuteri, pistoleta dhe sende të tjera me vlerë.

Të arrestuarit janë dërguar menjëherë në mbajtje. Ata do të dalin përpara gjyqit dhe do të përgjigjen për akuza që lidhen me vjedhje të rëndë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb