Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka kthyer sot përgjigje Kreut të Shtetit, Ilir Meta në lidhje me plotësimin e vakancave në Kuvendin e Shqipërisë për shkak të lënies së mandateve nga opozita.

Në dokumentin e siguruar nga “BalkanWeb”, KQZ-ja i ka vënë në dispozicion Presidentit një kopje të njoftimit të Kuvendit dhe një kopje të dorëheqjes së deputetëve nga mandati.

Po ashtu mësohet se Presidentit i është vënë në dispozicion edhe një kopje e vendimit të KQZ për dhënien e mandatit deputetëve pasues në listën shume emërorë.

Kujtojmë që Kuvendi aktualisht përbëhet nga 122 deputetë pas shterimit të listave shumëemerore të partive opozitare. Ndërkohë që në nenin 64 të Kushtetutës thuhet se “Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore.”

Të shumtë janë dhe zërat që artikulojnë se në këto kushte Presidentit i lind e drejta ta shpërndajë Parlamentin.

Pyetjes së drejtuar sot nga gazetari Ergys Gjençaj i News24, nëse do të ndërmarrë një vendim për shpërndarjen e Parlamentit, nisur edhe nga kërkesat e dërguara në KQZ, për numrin e deputetëve aktualë dhe shpërndarjen e tyre në zonat elektorale, Presidenti Meta tha se do të bëjë çdo veprim me shumë qetësi dhe përgjgjshmëri.

“Presidenti do të bëjë çdo veprim me shumë qetësi, përgjegjshmëri dhe do i shërbejë gjithmonë mbrojtjes së Republikës dhe interesave të saj” – u shpreh Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: